Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës ose migrenën?

Petrit Drini, fizioterapist

Pyetja më e madhe që ju mund të keni është se çfarë mund të bëjë fizioterapisti për t’ju ndihmuar. Fizioterapisti mund t’ju ndihmojë që të identifikoni disa nga faktorët kryesorë që kontribuojnë në dhimbjen e kokës. Fizioterapisti mund t’ju drejtojë një listë me pyetje në mënyrë që të mund të bëjë klasifikimin e dhimbjes së kokës, diagnozën e problemit dhe trajtimin.

Faktorët kontribues kryesorë dhe ku fizioterapisti mund të ndihmojë me trajtimin e problemit, përfshijnë si më poshtë:

  • Çrregullime muskulore (tension të muskujve ose dobësim të muskujve)
  • Bllokime në artikulacionet e qafës ose pjesës së sipërme të kurrizit
  • Tërheqje muskulore
  • Nerva të ngacmuara
  • Artriti reumatoid
  • Spondiliartroza
  • Trauma të tjera në qafë (apo dëmtime)
  • Dhimbje të artikulacionit të nofullës
  • Qëndrimi jo korrekt
  • Stresi

Mos humbisni: Dhimbjet e kokës, llojet dhe si ndihmon fizioterapia

Shkaqe të tjera që nuk lidhen direkt me sistemin muskulor-skeletor janë infeksione të ndryshme, probleme me veshët, hundët dhe grykën, probleme me shikimin, çrregullime hormonale, dietë jo e mirë, tension i lartë, temperaturë, dehidratimi, çrregullime të sistemit nervor etj.

Për sa i përket migrenës, duhet theksuar që ky është një problem që shkakton dhimbje qendrore dhe është një çrregullim në sistemin nervor qendror, që përfshin nervat dhe enët e gjakut, të cilat shkaktojnë dhimbje dhe simptoma neurologjike me një dhimbje koke tipike./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi