Trëndafili i egër është disi i sigurt për të rriturit kur merret nga goja, ndërsa për aplikimin në lëkurë është më i sigurt, në periudha afatshkurtër.
Ai mund të shkaktojë disa efekte anësore, si të përziera, të vjella, diarre etj.
Masa paraprake dhe paralajmërime
Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjën me gji: Nuk ka të dhëna mjaftueshëm të besueshme për sigurinë e trëndafilit ë egër nëse merret gjatë shtatzënisë apo kur ushqen foshnjën me gji. Prandaj, sigurohuni që ta përdorni atë vetëm në ushqim.
Mos humbisni: Trëndafili i egër, thesari i maleve shqiptare që kuron shumë sëmundje
Probleme me gjakderdhjen: Rugosin E, një përbërës kimik që gjendet tek trëndafili i egër, mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Marrja e trëndafilit të egër mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes tek personat që kanë probleme me të. Gjithashtu njerëzit që duhet t’i nënshtrohen operacionit duhet të ndalojnë përdorimin e trëndafilit të egër 2 javë më parë.


