Komunikimi, mungesa e infermierëve shqiptarë në Itali

Profesionistët shqiptarë të kujdesit shëndetësor që ushtrojnë profesionin e tyre në Itali, duhet të punojnë më shumë për përfitimin e shprehive praktike në kujdesjet infermierore. Sepse shpesh nga testimet e tyre, mungojnë këto shprehi praktike dhe etike për të punuar dhe prandaj ata duhet që të punojnë shumë për të arritur standardin dhe nivelin profesional, kryesisht atë praktik.

dita e infemrireveKy ka qenë një ndër përfundimet e shkëmbimit të eksperiencave që drejtues të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë realizuan me homologët e tyre italianë të IPASVI-t (Urdhri Italian i Infermierit) në kuadrin e një vizite që zhvilluan së fundmi me ftesë të tyre në shtetin fqinj. Duke vënë kësisoj në dukje faktin se ka diferencë mes një infermieri italian dhe atij shqiptar. Por gjithsesi, nuk lihet mënjanë aspak edhe fakti se ka edhe infermierë shqiptarë që janë shumë të përgatitur dhe janë shumë të aftë për të punuar edhe në Itali. E nuk janë të paktë ata që sot ushtrojnë profesionin e tyre në këtë vend, të cilët sipas një të dhëne të përafërt, janë mbi 370 të tillë, por mund të jenë edhe më shumë që aktualisht punojnë në institucionet shëndetësore italiane dhe janë të nderuar e të respektuar, shpesh edhe më shumë se italianët.

Teksa sipas presidentit të UISH-së, z.Sabri Skënderi, vihet në dukje edhe dukuria se shqiptarët që kanë punuar disa vite në Itali në ushtrimin e kujdesjeve shëndetësore dhe kthehen në Shqipëri, sjellin këtu në radhë të parë kulturën e punës. Dhe në radhë të dytë, sipas tij, korrektësinë si edhe aftësi e shprehi praktike shumë të mira, për t’u parë dhe për t’u vlerësuar edhe tek infermierët shqiptarë.

Ndërsa një diferencë e madhe mes dy vendeve tona mund të thuhet se mbetet niveli i pagave me të cilat paguhen profesionistët e kujdesit shëndetësor, ku relativisht pagat e atyre në Itali janë 8 deri në 10 herë më të larta se ato të homologëve të tyre në Shqipëri, megjithë rritjet e vazhdueshme.

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë