Pyet mjekun: Ç’kujdes duhet treguar pasi heq bajamet?

Përgjigjet Ylli Kërçani, mjek ORL pranë poliklinikës së specialiteteve Nr.1

Bajamet janë një pjesë e rëndësishme e sistemit imun, kështu që është mirë që të evitohet heqja e tyre, por nëse sëmundja shpesh persiston me bajame të zmadhuara, sjell vështirësi në frymëmarrje, vështirësi gjatë ngrënjes, kur sëmurën 7 herë në një vit, 5 herë në dy vjet, 3 herë në tre vjet, kur nga bajamet dalin tapa pudrite, gri ose të bardha, duhet patjetër të hiqen, pasi jo vetëm që e humbasin funksionin e tyre, por bëhen edhe të rrezikshme për organet e tjera.

Personat që i kanë hequr duhet të tregojnë kujdes të vazhdueshëm për hundën, e cila duhet të jetë gjithmonë e lirë për të evituar frymëmarrjen nga goja, e cila bëhet shkak për inflamim të rrugëve respiratore.

Duhet të tregojnë kujdes për ruajtjen e rezistencës së organizmit (fizkultura dhe sporti janë mjaft të rëndësishëm). Jo duhan, jo alkol, jo mjediseve të lagështa. Si dhe ruajtje maksimale nga të sëmurët me viroza të ndryshme. / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?