‘Manteli i Vajzave’, njihuni me bimën që u vjen në ndihmë femrave për problemet gjinekologjike

 

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Alqemila e rëndomtë (Alchemila Xanthoclora): Gjethet e saj me cepa janë shumë të famshme dhe i japin bimës emrin e veçantë “mantel i vajzave”. Si shumë bimë të tjera që kanë në emrin e tyre fjalën vajzë ose nënë ajo është një bimë që u vjen në ndihmë femrave për problemet gjinekologjike që ato kanë, sidomos për gjakderdhjet e mëdha gjatë mensturacioneve ose në rastet me kruarje vaginale. Meqë është gjithashtu një bimë e pasur me Taninë, është përdorur në kohët e lashta për të kuruar plagët e luftës.

Përbërësit: Taninë, acid salicilik, saponin, fitosterole, vajra esenciale.

Veprimi: Vazokonstriktore, rregulluese e ciklit menstrual, tonik i tretjes, kundër pezmatimit, shëron plagët.

Pjesët që përdoren: Pjesët e saj mbitokësore shërbejnë në rastet e diarresë, gastritit dhe në infeksione të zorrëve. Përdoren për të ndaluar gjakderdhjen e madhe në raste të rënda si dhe për të ulur dhimbjet menstruale, për të rregulluar ciklin dhe çrregullimet vaginale. Në rastet e pezmatimit dhe infeksioneve janë shumë të dobishme. Ekstraktet ujore kanë rezultuar të jenë shumë antioksidante. Mblidhet para ose gjatë periudhës së lulëzimit.

Përdorimi:

Çaj: përdoret për diarrenë dhe gastroenterite. Merren 5 – 6 herë në ditë dhe më tepër në qoftë se simptomat janë të rënda.

Tinktura (lëngu i bimës): përdoret për dhimbjet menstruale, çrregullimet e ciklit dhe problemet e menopauzës.

Pomadë: përdoret për të lehtësuar irritimet vaginale, shpëlahen plagët dhe ekzemat.

Për gargara të gojës përdoret në rastet e laringitit, fytit të pezmatuar ulçërat në gojë dhe çdo lloj plage në gojë.

Çaji: mund të përdoret për shpëlarje vaginale në rastet e kruajtjes dhe infeksioneve. Kjo bimë nuk përdoret në shtatzëni, sepse është një stimulant i mitrës./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë