Rreze kundër tumoreve, Petrela: Vetëm një pacient në ditë

 

Edlira Sulejmani

petrla 1

Tashmë pacientët që janë dignostikuar me tumor në kokë, apo dhe në organe të tjera  do të mund të mund ti shpëtojnë  ndërhyrjeve kirurgjikale, dhe ta trajtojnë sëmundjen e tyre nëpërmjet rrezeve x-knife të akseleratiorit linear, një pajisje radioterapeutike që përdoret për herë të parë në vendin tonë. Mjekët thonë se kjo përvcese është pozitive për organizmin e pacientëve, pasi dhe efektet anësore janë të papërfillshme redukton edhe kosotot. Mjekët thonë se në sajë të kësaj pajisje, do të ulet ndjeshëm numri i pacientëve që presin në dyert e QSUT për tu trajtuar.

”Deri dje këta të sëmurë shkonin jashtë vendit me çmime të pa përballueshme, mesatarisht është 15 mijë euro në Europë një trajtim i tillë. Këtu është mënyra sesi aparati do e gjuaj tumorin dhe të ruaj të gjithë organet e tjera. Është një punë delikate që kërkon një punim shuëm të mirë të ekipit kirurgjikal, neuroradiolog, radioterapet.”Artur Xhumari, mjek neurokirug.

”Një goditje është, dhe të nesërmen i sëmuri del nga spitali. Të sëmurët me kancër, sot është maksimal sepse ne sinkronizojmë, kurojmë, dhe sintretizojmë sëmundjen. Këtu është qëllimi kancëreve në përgjithësi.”tha  Mentor Petrela, shef i shërbimit të neurokirgjisë.

Ministri Ilir Beqja, tha se QSUT nuk do ti mungojnë kontratat për mirëmbajtjen e pajsijeve, pasi ky ka qënë një problem shqetësues, ndërkohë që aparaturat do të shoqërohet tha kreu i shëndetsisë edhe me staf profesionist.

” Duhet të garantojmë cilësinë e këtij shërbimi, që do ët thotë qoftë vijmësinë e funksionimit të paisjeve, kontrata eficente, afatgjata të mirëmbajtjes. Problem i cili e ka vështirësuar ndërvite funksionimin e paisjeve.”tha Ilir Beqja, ministër i shëndetsisë.

Për akseleratorin linear të rrezeve x- knife që do të përdoret në shërbimin e neurokirgjisë në QSUT, do të asistojnë për gati një vit së bashku me neurokirgugët shqiptarë edhe mjekë të njohur nga Spanja.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak