Shёndeti publik ёshtё njё e drejtё kushtetuese pёr tё gjithё!
-Te varfёr dhe tё pasur, tё siguruar dhe tё pasiguruar.
-Tё gjithё pacientёt, qё nga vizita te mjeku i familjes, deri tek pacienti me transplant.
Libra mendon se Parandalimi ёshtё mё i cmuar dhe edhe mё pak i kushtueshёm se mjekimi. Pёr kёtё, Libra synon rritje tё Edukimit Shёndetsor qё nga shkollat.Luftё obezitetit, duhanit,drogёs, alkoolit.
Libra mendon se ripopullimi i vendit duhet tё jetё prioritet i padiskutueshёm.Asistencё nёnave tё reja dhe familjeve tё tyre, shёrbim shёndetsor i plotё falas pёr to dhe pёr fёmijёt deri nё moshёn 14 vjec.Bonus 1000 euro pёr vdo lindje.
Libra synon forcimin e Shёndetit parёsor nёpёrmjet:
-databazёs sё pacientit me tё dhёna tё plota historike shёndetёsore.
Databazё me nё qendёr Kartёn e Pacientit, tё lidhura me tё, Databaza spitalore, Databaza e shёrbimit parsor dhe vaksinimit, ajo farmaceutike pёrfshi kёtu recetёn elektronike, Databaza e shёrbimit dentar dhe Databaza e shёrbimit shёndetsor privat.
I gjithё ky sistem, duhet tё manaxhohet nga shteti dhe pёr nga vlera e informacionit qё pёrmban, nё asnjё mёnyrё tё mos koncesionohet!
– rritjes sё investimeve nё infrastrukturё tё QSH, (me 120 milion dollare te Check Up-it, 415 QSH do tё kishin rreth 300.000 dollarё sejcila!).Kalimit tё manaxhimit tё infrastrukturave QSH, nga entet lokale qё janё tё zhytura nё borxhe, nё varёsi tё DRSKSH qё janё degё tё FSDKSH.
Nё kёtё mёnyrё, FSDKSH ёshtё institucioni qё bёn kontrata punёsimi me mjekёt, bёn kontrata rimbursimi me farmacistёt, dhe normalisht, duhet tё varen prej tij edhe infrastrukturat e QSH.
–promovimit dhe forcimit tё figurёs sё mjekut tё familjes.
Libra mendon se mjeku u familjes ёshtё figurё kyce nё shёndetin parёsor.Ai mund tё pёrgatitet si I tillё me njё specializim tё pёrshpejtuar.Duhet stimuluar nё pagesё me dy parametra: e para, nёse punon nё zona rurale dhe e dyta, nё bazё tё numrit tё pacientёve. Nga ana tjetёr, pёr tё siguruar mbulimin e tё gjitha zonave me mjek tё familjes, Libra mendon se cdo mjek, pёrpara se tё konkurrojё pёr specializim, duhet tё bёjё praktikё dy vjecare si mjek familje nё zona rurale.
Libra do tё bёjё reformim nё shёrbimin spitalor:
-mirёmanaxhim publik sipas modeleve europiane dhe tё rajonit.
-statistika sёmundshmёrie, statistika shtrimi, regjistra sёmundjesh dhe databazё tё plotё spitalore.
-prokurim special (jashtё Ligjit tё Prokurimit) pёr barna dhe paisje mjeksore.Ndёshkime pёr kёrkesa/blerje tё gabuara.
-rishpёrndarje e barnave dhe paisjeve mjeksore nё spitale tё ndryshme sipas nevojave (nga njё spital nё spitalin ku mungojnё), e drejtuar nga Drejtoria Spitalore nё Ministrinё e Shёndetёsisё.
-protokolle qё vendosen nga Borde Shkencore dhe jo Shefa pavioni.Ndёshkime pёr mjekim jashtё protokollit.
-drejtim i Spitaleve Rajonale me Bord, me Drejtor Mjeksor dhe Drejtor Administrativ.
-autonomi manaxheriale e spitaleve rajonalё.
Libra do tё hartojё Planin Kombёtar tё Trajtimit tё Sёmundjeve Kronike. Nuk ka tё dhёna sёmundshmёrie, Regjistra, nuk ka pёrllogaritje kosto-efikasitet nё politikat shёndetёsore.Psh, rasti i pacientёve me dializё ku shteti investon nё dializё tepёr tё gjatё (10-15 vjecare) nё vend qё tё investojё nё Transplant qё do tё ishte mё e shёndetshme (transplanti kёshillohet pas rreth 6 vitesh dializё) dhe sigurisht, edhe mё e lirё.(Sipas Shoqatёs sё Pacientёve me Dializё)
Libra do tё hedhё themelet e aderimit tё Shqipёrisё nё Eurotransplant.Do tё bёjё ndryshimet e duhura ligjore sipas njё Plani Kombёtar pёr Transplantin.
Reformё e plotё nё Shёrbimin Farmaceutik:
-Ndryshim nё Ligjin e Barnave ku tё stimulohet prodhimi fazon farmaceutik, tё garantohet nё cilёsi prodhimi vendas, tё diskutohet me tё gjitha grupet e interesit pёr tё vendosur rregulla tё sakta (sipas modelit europian) nё shёrbimin farmaceutik.
-Reformё nё aktet nёnligjore farmaceutike qё mundёson paisjen me barna tё spitaleve dhe tregut tё lirё dhe stimulon importin e barnave nga vendet europiane nё krahasim me vendet e tjera.
-Krijimi i Rrjetit Tё Farmakovigjilencёs, si e vetmja mёnyrё europiane e garantimit tё cilёsisё sё barnave.
-Ndryshime ligjore pёr regjistrimin, rimbursimin dhe tregtimin e Barnave tё Rralla.
- Libra ndihmon tё dobtin!
Investim nё Shёndetin Mendor (infratsrukturё dhe Rehabilitim sipas standarteve europiane).
Investim nё Rehabilitimin Fizik (post trauma).Ёshtё pёrllogaritur qё investimi me 1 euro nё rehabilitim tё plotё (punёsim i tё dёmtuarit pas fizioterapisё), sjell njё rikthim 1,24 euro dhe punёsimi 70%, njё rikthim nё buxhet me 1,5 euro
Libra do tё krijojё shtёpi pёr moshat e treta ku tё ofrohet asistencё mjeksore dhe psikologjike.Tё moshuarit duhet tё ndihen tё dobishёm dhe pёr kёtё, monitorimi i shёndetit tё tyre ёshtё hapi i parё.
-Libra investon nё rehabilitimin e tё sёmurёve terminal (qendrat Ospis sipas modelit anglez) ku kush lufton me vdekjen, tё ketё asistencё profesionale dhe dinjitet.
- Shёndetёsia kushton!Libra mirёmanaxhon!
Sot shqiptarёt paguajnё nga xhepi i tyre, po aq sa nga taksat me tё cilat shteti paguan shёndetёsinё(3% e GDP sejcila).Kjo i bёn ata tё kenё shёndetёsinё mё tё kushtueshme nё Europё, me performancё mё tё keqe.
Libra do tё bёjё tё mundur qё shqiptarёt tё paguajnё tё njёjtat taksa, pёr tё marrё mё shumё shёrbim shёndetsor, mё cilёsor, si tek publiku ashtu edhe te private.
Nёpёrmjet:
–rritjes sё investimeve nё shёndetёsi – Banka e Investimeve Kombёtare si risi pёr tё grumbulluar kursimet e shqiptarёve brenda dhe jashtё vendit dhe pёr ti kthyer ata nё investitorё. Jo mё 4-5 oligarkё qё fitojnё para me shёndetin por shqiptarёt vetё, me anё tё kursimeve tё tyre, do tё jenё aksionerё nё spitale, qendra rehabilitimi.
Rritje e buxhetit pёr shёndetsinё me paratё qё do tё grumbullohen nga evazorёt e mёdhenj
–rritjes sё bashkёpunimit me privatin.Libra do tё bёjё, sё pari, nxjerrjen e kostove tё tё gjitha shёrbimeve shёndetsore publike.Mё pas, nёpёrmjet Fondit tё Shёndetit (FSDKSH), do ti ofrojё kёto shёrbime falas nё strukturat publike, dhe do tё blejё, pёr tё njёjtin cmim ato, tek tё gjithё privatёt qё i ofrojnё.(konvencione). Kjo rrit konkurrencёn e privateve mes tyre, e privatit me shtetin, krijon treg tё lirё shёndetsor dhe ul cmimet e shёrbimeve shёndetsore.
–do tё krijojё paketa sigurimi shёndetsor pranё Shoqёrive private tё Sigurimit, sipas modeleve tё rajonit.Nё kёtё mёnyrё, shtresa e mesme do tё mund tё shёrbehet tek privati e mbuluar tёrёsisht nga sigurimet private.
- Libra ofron Shёndetёsi Etike
Pёr Librёn, profesionisti i shёndetit ёshtё aseti mё i cmuar. Ajo do ti rikthejё atij dinjitetin nёpёrmjet:
-mbrojtjes sё figurёs sё mjekut me anё tё njё baze tё plotё dhe bashkёkohore ligjore mbi gabimin njerёzor.
-mbrojtjes sё paprekshmёrisё fizike tё figurёs sё mjekut.
-rritjes dhe diferencimit tё pagesёs sё mjekёve dhe profesionistёve tё tjerё tё shёndetit.
Nga ana tjetёr, Libra do tё bashkёpunojё me Urdhёrat Profesionalё, pacientёt dhe vetё profesionistёt e shёndetit pёr tё luftuar cdo rast korrupsioni aktiv dhe pasiv./ Shendeti.com.al

