Erëzat më të mira për mëlçinë

Mëlçia është organi më i madh në trup dhe ka disa përgjegjësi shumë të mëdha: filtron gjakun, përpunon lëndët ushqyese, ndihmon për të luftuar infeksionet, për të prodhuar proteinat që ju duhen për mpiksjen e gjakut etj. Të gjitha këto funksione bëjnë që ajo të jetë e sulmuar nga të gjitha anët, duke rritur rrezikun për zhvillimin e problemeve me mëlçinë, cirrozës, madje edhe kancerit.

Ja cilat janë disa nga erëzat që mund të kurojnë mëlçinë!

Xhenxhefili

Xhenxhefili është i pasur me antioksidues që posedojnë veti anti-inflamatore, antivirale dhe antimikrobiale. Kjo erz ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë, zhbllokimin e arterieve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, uljen e kolesterolit në gjak me 30%.

Qimnoni

Studime të ndryshme kanë treguar se qimnoni mund të rrisë fuqinë detoksifikuese të mëlçisë ndërkohë që stimulon sekretimin e enzimave nga pankreasi, që ndihmon sistemin të absorbojë lëndët ushqyese.

Koriandër

Farat e koriandrës ndihmojnë në uljen e niveleve të lipideve në gjak tek njerëzit që vuajnë nga diabeti ose janë obezë. Kjo erz ul gjithashtu nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit të keq (LDL), ndërkohë që rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL). Gjethet e freskëta të selinos ndihmojnë për të nxjerrë metalet e rënda nga trupi, duke lëvizur mërkurin, kadmiumin, plumbin dhe aluminin që janë ruajtur në tru, shtyllë kurrizore dhe sistemin nervor qëndrosh, kështu trupi mund t’i eliminojë më lehtësisht.

Kanella

E përdorur për shekuj me radhë në gatime të ndryshme si dhe në mjekësinë popullore, kanella pengon formimin e pllakës bakteriale tek arteriet dhe përshpejton metabolizmin, të dyja këto procese shumë të rëndësishme për mëlçinë.

Shafrani i Indisë

Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësi kurkuminë, që gjendet tek shafrani i Indisë, ndihmon në shërimin e mëlçisë duke asistuar në detoksifikimin e saj dhe forcimin e gjithë trupit.

 Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë