Kjo është bima që pastron plagët e infektuara dhe kuron tuberkulozin!

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Breshkëza e fikut ( Scrophularia SPP): është një bimë pastruese dhe përdoret për të pastruar abceset (plagët e infektuara) dhe tuberkulozin.

Përbërësit: Saponina. Glikozide kardioaktive, alkanoide, flavonoide, irioide, fitosterole, acide esenciale, asparaginë.

Veprimi: Diuretikë, laksativë, stimulues i zemrës, stimulues i qarkullimit të gjakut, antiinflamator, tonik, antibakterial, ul presionin e lartë të gjakut, qetësues.

Pjesët që përdoren:

Pjesët e saj të njohura për efektin e tyre trajtues të problemeve të lëkurës janë të përshtatshme për çdo lloj pastrami të trupit. Si psh. në reumatizma, në shqetësimet që paraqiten kur nuk ka një qarkullim të mirë limfatik, në tretje të ngadaltë me konstipacion etj. Rrënja ul  tensionin e gjakut, qetëson dhe jep vitalitet.

Përdorimi: Çaji përdoret sa herë të dalë ndonjë rast për të pastruar trupin nga toksinat, sëmundjet reumatizmale, çrregullime të qarkullimit limfatik, ose probleme me lëkurën si ekzama apo psoriaza.

Tinktura (lëngu) merret në kombinim me bimë të tjera mjekësore si psh. luleraddhiqë për të trajtuar kapsllëkun ose me pezmin për problemet me lëkurën.

Kopmpresat: vendosini në nyjet e dhimbshme të gjymtyrëve, në plagë, ulçëra.

Shpëlarje: përdoreni çajin për eczema, pezmatime të lëkurës dhe infeksione nga myku.

Dekoktin (përzierje bimësh) përdoreni për probleme të fytit duke përfshirë dhe problemet me gjëndrat dhe bajamet. Rekomandohet për abceset e thella dhe ënjtjet e nyjeve limfatike (gjëndrave).

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha