Mendoi se ishte aloe vera, 26-vjeçarja helmohet në “live stream”

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një “vlogger”-e nga Kina u vetëhelmua aksidentalisht në video live pasi konsumoi një bimë që e kishte ngatërruar me aloe verën. 26-vjeçarja ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë me video duke treguar për përfitimet e bimës natyrale të aloe verës.

E reja në fakt ishte duke konsumuar Agave Americana, një bimë helmuese nga Meksika, për të cilën nuk ishte në dijeni.
Në fillim të videos, znj. Zhang dëgjohet duke thënë se ishte shumë e mirë, por shumë shpejtë kuptoi se kishte një problem.

“Qenka e hidhur… shumë e hidhur”, dëgjohet të thotë kinezja, e cila në fakt po hante Agave Americana, një bimë helmuese nga Meksika.

Goja iu mpi dhe fyti nisi t’i digjte shumë para se të mbyllte videon. Mësohet se pas lavazhit të stomakut, gjendja e 26-vjeçares është përmirësuar.

Sipas Kolegjit të Agrikulturës dhe Shkencave të Jetës tek Universiteti Cornell, bima ka disa përbërës toksik të rrezikshëm.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë