Shifra tronditëse nga INSTAT: Ja cilat sëmundje po vrasin shqiptarët

INSTAT ka publikuar shifrat e vdekshmërisë për vitin 2016, si dhe shkaqet kryesore të vdekjeve.

Sipas INSTAT, numri i vdekjeve në 2016 në Shqipëri është 21.388, duke rezultuar me një normë vdekshmërie prej 74,3 për 10.000 banorë. Në numrin e vdekjeve gjatë vitit 2016, femrat zënë 47,2 % dhe meshkujt 52,8 %. Krahasuar me vitin 2015 numri i vdekjeve ka rënë me 4,6 %.

Vdekjet natyrale zënë 87,4 % të totalit në vitin 2016, pasuar nga vdekjet e shkaktuara nga aksidentet me 2,1 % dhe ato nga vetëvrasjet 1,1 %. Koeficienti i vdekshmërisë amtare në 2016 ka rënë në 3,2 për 100.000 lindje të gjalla nga 9,0 që ishte në 2015.

Në vitin 2016, rreth 52,0 % e vdekjeve janë shkaktuar nga “sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat për këtë periudhë janë ulur me 4,2 %, në krahasim me 2015. Ndër shkaqet e tjera që zënë peshë të rëndësishme në numrin e vdekjeve janë “tumoret” me 15,8 % të totalit. Në vitin 2016, vdekjet e shkaktuara nga tumoret janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë, ku nëngrupi i sëmundjeve “tumor në mushkëri‟ përbën 20,4 %.

Vdekjet sipas grupmoshave

Në vitin 2016, grupmosha 50 vjeç e lart zë 92,5 % të vdekjeve dhe grupmosha 85 vjeç e lart zë 25 %. Numrin më të lartë të vdekjeve në grupmoshën 85 vjeç e lart e zënë femrat me 63,8 %. Në vitin 2016, janë regjistruar 277 vdekje nën 1 vjeç, që përbëjnë 1,3 %, të totalit. Krahasuar me 2015, numri i vdekjeve të fëmijëve nën 1 vjeç është rritur me 18,9 %. Në 2016, për grupmoshën 70-74 vjeç ka rënie të numrit të vdekjeve me 15,7 %, krahasuar me 2015.

Vdekshmëria sipas qarqeve

Duke analizuar vdekshmërinë sipas qarqeve, norma më e lartë regjistrohet në Gjirokastër me rreth 121 vdekje për 10.000 banorë. Nga ana tjetër vlera më e ulët regjistrohet në qarkun e Tiranës me rreth 60 vdekje për 10.000 banorë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim