Bebja e parë në botë pa gjini (as vajzë, as djalë)

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një bebe 8-muajshe nga Kanadaja mund të jetë fëmija e parë në botë që në kartën e shëndetit nuk do ta ketë të përcaktuar gjininë. Prindi Kori Doty, që nuk identifikohet nëse është mashkull apo femër dhe preferon të përdorë përemrin ata, do që gjinia e fëmijës,  Searyl Atli, të mbetet anonim në mënyrë që të ketë mundësi fëmija ta zbulojë vetë gjininë.

Doty thotë se ata po e rrisin foshnjën në një mënyrë të tillë derisa të ketë një sens vetëkontrolli dhe fjalorin e duhur për të kuptuar kush është.

“Unë e njoh vetëm si bebe, dhe dua t’i jap gjithë dashurinë dhe mbështetjen që të bëhet një njeri i plotësuar, jashtë kufizimeve që të sjell kategorizimi si vajzë apo si djalë.”

Por, lufta nuk ka mbaruar.

Doty është përpjekur që të marrë një certifikatë lindjeje tek zyra civile pa një përcaktues gjinie për foshnjën. Por, zyra civile ka refuzuar kërkesën e Doty-t, edhe pse në kartën e shëndetit të fëmijës është vendosur një “U” në vend të hapësirës për “seksi/gjinia”, që mund të përkthehet si “e papërcaktuar” apo “e pavendosur”.

Doty, bashkë me Tribunalen e të Drejtave të Njeriut argumentojnë se të gjitha dokumenteve zyrtare duhet t’u hiqet kategoria e gjinisë. Provincat e Kanadasë, përfshirë Ontarion, po e marrin në konsideratë mundësinë për t’i lejuar njerëzit të zgjedhin nëse e duan apo jo gjininë në certifikatë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës