Pyet mjekun: Pse ënjten këmbët në verë?

Përgjigjet Rovena Lico, mjeke reumatologe në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr.1

Ënjtja e këmbëve është një nga ankesat që haset shpesh në praktikën tonë të përditshme, qoftë e njëanshme apo e dyanshme. Shkaktohet nga dalja e lëngjeve nga shtrati vazal dhe akumulimi i tij në indet përreth. Nga shkaqet kryesore të saj janë mbajtja e kripës prej organizmit, nivelet e ulëta të albuminës në gjak si rezultat i sëmundjes së veshkave ose mëlçisë, cellulitis (formë infeksioni e indit nënlëkurë), insuficienca venoze, pamjaftueshmëria kardiake, shtatzënia, probleme të drenimit nga enët limfatike. Nga shkaqet më të zakonshme mund të përmendim qëndrimin pa lëvizur për një kohë të gjatë, ndryshimet hormonale, marrja e disa medikamenteve si anti-inflimatorët josteroide, kortizonikët, disa preparate kardiake dhe sigurisht stinën e nxehtë.

Në stinën e nxehtë trupi tenton të mbajë një temperaturë të brendshme konstante pavarësisht temperaturave të larta dhe këtë e realizon nëpërmjet zgjerimit të sistemit periferik të qarkullimit të gjakut që ndihmon në humbjen e nxehtësisë së tepërt dhe nëpërmjet djersitjes, ku humbin edhe sasi të kripës së natriumit. Të dy këto procese bëjnë pjesë në termorregullim. Enëzgjerimi dhe mungesa e sasisë së duhur të natriumit në vena bën që ato të mos e kthejnë siç duhet gjakun drejt qendrës e pellgëzimin e tij në nasitë e poshtme. Kjo shpjegon dhe arsyen se pse i ndiejmë këmbët më të fryra në verë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës