Përshtati në shqip: Blertina Koka
Një nënë beqare ka humbur thuajse gjysmën e peshës së trupit falë një diete me çaj jeshil. 23-vjeçarja Siobhan Thornton shkoi mbi 100 kg pas lindjes së vajzës dhe ndarjes nga partneri. Në gjendje depresioni, ajo filloi të konsumonte me bollëk ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme.
Por, pasi kërkoi në internet dieta për rënien në peshë, ajo filloi të pijë çaj jeshil dhe tani ka humbur më shumë se 50 kg. Pasi shtoi minimumi 2 filxhanë çaj jeshil në dietë, ajo arriti të pësojë një transformim drastik në trup. Përveç kësaj, ajo filloi të frekuentojë edhe palestrën 3 herë në javë.
Studimet kanë treguar se çaji jeshil ndihmon në oksidimin e yndyrës dhe përmirëson performancën në palestër. Një studim i fundit ka zbuluar se përbërësi aktiv EGCG ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit me 4% brenda 24-orësh, e barasvlershme me djegien e 65 kalorive shtesë nga 200 kalori në ditë.
Prandaj, nëse po planifikoni të dobësoheni, çaji jeshil mund të jetë zgjidhja e duhur, sigurisht pa e tepruar me të. Përveç çajit jeshil, duhet të ushqeheni edhe shëndetshëm dhe të bëni aktivitet fizik.
Burimi: Mirror / Shendeti.com.al


