Pyet mjekun: A mund të bëhen ndërhyrje në dhëmbë gjatë shtatzënisë

 

Përgjigjet dr. Arjana Shehu, mjeke stomatologe

Nëse pacientja nuk ka bërë një ndërhyrje të mirë të gojës para shtatzënisë dhe futet në shtatzëni me dhëmbë të prishur, në tremujorin e dytë mund të bëhen pa problem ndërhyrjet. Këshillohen kryesisht në periudhën nga java e 14-të deri në javën e 20-të dhe këto ndërhyrje përfshijnë një mbushje ose trajtim, por gjithmonë pa bërë grafi.

E theksoj, grafia dhe asnjë lloj rrezatimi nuk lejohen në mënyrë kategorike në shtatzëni dhe sidomos në tremujorin e parë që formohet fetusi. Prandaj dhe e theksova më lart bërjen e një kontrolli dhe të një grafie para shtatzënisë, pasi në çdo lloj situate që mund të prezantohet gjatë saj, pacienti e ka një “dokument” që doktori të shikojë situatën e gojës si është.

Këshillohet që të ketë marrë dhe miratimin e mjekut gjinekolog që e ndjek. Unë  personalisht e ndjek shumë në praktikën time dhe  pa marrë konfirmimin e mjekut gjinekolog nuk dua të bëj asnjë ndërhyrje. Jo se në vetvete ndërhyrja te dentisti apo trajtimi i një kariesi pa adrenalinë përbën ndonjë rrezik për abort, por që ka të bëjë shumë dhe ana psikosociale, mënyra si e përjeton pacientja.

Po në tremujorëshin e fundit?

Edhe tek tremujorëshin e fundit nuk këshillohet, sidomos gjatë muajit të tetë për shkak të lindjeve të parakohshme (këshillohet që ndërhyrja të shtyhet për muajin e nëntë). Përsa i përket solucioneve, mjekimeve, ilaçeve që përdoren normalisht, idealja është jo, ndërsa antibiotik në mënyrë kategorike.

Antibiotiku jepet vetëm në rastet ekstreme (kategorisht jo në tremujorin e parë) për shembull nëse pacientja të vjen me një abces (që janë raste shumë të rralla, kryesisht tek ato femra që nuk kanë qenë të kujdesshme nga goja gjatë shtatzënisë) dhe në atë lloj grade s’ke çfarë bën, do t’i japësh një lloj trajtimi. Është e njëjta gjë si kur ke një infeksion urinar të asaj grade që mund të stimulojë abort dhe mjeku duhet të japë patjetër një lloj trajtimi me antibiotik.

Pra, janë situata tepër të vështira, por e mira do të ishte që gjatë periudhës që formohet fetusi, mjekimi të jetë sa më i rezervuar./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës