Kanceri i zorrës së trashë, faktorët e riskut

Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.1 në kryeqytet

Një prej problemeve më të rënda me të cilat përballet aparati tretës në organizmin e njeriut është kanceri i zorrës së trashë. Krahasuar me tumoret e tjera, renditet i dyti në listë për sa i përket vdekshmërisë, me një incidencë lehtësisht më të rritur tek meshkujt krahasuar me femrat.

Kanceri kolorektal, për nga vetë emri, është një patologji malinje që prek zorrën e trashë. Sipas statistikave botërore, renditet si tumori i dytë malinj pas kancerit të prostatës tek meshkujt dhe i treti tek femrat pas tumoreve të gjoksit.

Disa nga faktorët  që e predispozojnë kancerin kolorektal?

  • Mosha – Pas moshës 50 vjeç disafishohet rreziku për të bërë kancer të zorrës së trashë.
  • Raca – Është parë që raca e zezë preket më shumë se sa raca e bardhë, ndërkohë që duke i parë në rangun e shpërndarjes botërore, pjesa aziatike dhe afrikane janë më të prirur për të bërë kancer kolorektal.
  • Historia familjare/ faktorët gjenetikë – Personat me histori familjare janë disa herë më të predispozuar për të zhvilluar kancer kolorektal.
  • Jeta sedentare – Personat pasivë janë më të predispozuar se ata që merren me aktivitete të vazhdueshme.
  • Dieta – Konsumi i yndyrave, ushqimeve të konservuara, mishi i kuq, alkooli, duhani etj, akuzohen si ndikues.
  • Obeziteti – Njerëzit obezë janë me të rrezikuar për shfaqjen e kancerit të kolonës se sa ato normalë.
  • Sëmundjet inflamatorë të zorrës. Këtu bëjnë pjesë dy patologji, Morbus Crohn dhe koliti ulceroz./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja