6 simptoma të artritit që NUK duhet t’i injoroni

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Dhimbjet e gjymtyrëve nuk janë simptoma e vetme e artritit. Në shumë raste mund të shfaqen shenja të tjera shumë para se të fillojnë dhimbjet. Ka me dhjetëra lloje të ndryshme të artritit dhe secili prej tyre lidhet me një sërë simptomash të ndryshme.  Gjithashtu, çdo njeri mund ta përjetojë ndryshe sëmundjen e artritit.

Përse nuk duhet t’i injoroni shenjat e para të artritit? Në varësi të llojit të artirit, nëse e kapni herët, mjeku mund t’ju ndihmojë të ndaloni zhvillimin e sëmundjet. Në këtë rast mjeku mund t’ju rekomandojë disa mjekime kundër inflamacionit si dhe  të bëni ndryshime në mënyrën e jetesës  (dieta luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e dhimbjeve apo përkeqësimin më shumë të tyre).

Cilat janë këto simptoma që nuk kanë lidhje me dhimbjet? Shfletoni galerinë.

Ngurtësimi mëngjesor

Për shumë njerëz, artriti fillon si ndjesi e ngurtësimit të kyçeve. Ata kanë vështirësi në përkuljen ose shtriqen e gjurit apo bërrylit.

Këta persona gjithashtu e kanë të vështirë të lëvizin në njërën anë. Mjeku zakonisht e pyet të sëmurin se si i përdor duart, si vishet, hapat e para, si i mbështet këmbët, a janë të dhimbshme, lëviz lirshëm ose jo.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?