Ekspertët: Mendimi pozitiv ju rrit jetëgjatësinë

Personat të cilët e shohin vetën si jo të shëndetshëm janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme pavarësisht sa aktivë janë në të vërtetë – sipas hulumtimeve të reja.

Studimi, i kryer nga Universiteti Stanford, dhe i publikuar në ‘Health Psychology’, tregon se si mendimet, ndjenjat dhe besimet kanë ndikim në shëndetin e përgjithshëm.

Sipas ekspertëve, ne duhet t’i prioritizojmë ndjenjat pozitive po aq shumë sa ushtrimet fizike.

Rezultatet tregojnë se njerëzit të cilët e shohin vetën si më pak aktiv se tjerët janë 71 për qind më të prirë të vdesin para kohe, ndryshe nga njerëzit të cilët mendojnë se janë më aktivë se miqtë e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që dëshmohet një ndërlidhje mes mendimit pozitiv dhe jetëgjatësisë, pasi një ndërlidhje e tillë është dëshmuar edhe në studimet e mëhershme/ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet