Kujdes nga sheqeri i frutave! Mund të rrisë dëshirën për ushqim

Fruktoza, sheqer i gjendur tek frutat, mund të rrisë dëshirat për të konsumuar ushqime të larta në kalori. Në kuadër të një eksperimenti,( i publikuar në revistën “PNAS”) 24 vullnetarë konsumuan pije të pasura me sheqer gjatë një dite, dhe pije të pasura me glukozë ditën tjetër.

Krahasuar me glukozën, pijet e pasura me fruktozë i bënë njerëzit të kishin më shumë dëshirë për të konsumuar biskota dhe ëmbëlsira të tjera (të larta në kalori).

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një sasi e vogël sheqeri çdo ditë bën mirë për organizmin, por nuk duhet tepruar.

Ushqimet të pasura me shumë sheqer janë: biskotat, çokollatat, lëngjet e frutave.

Sipas raportimit të pjesëmarrësve në eksperiment pas konsumimit të pijeve apo ushqimeve me përmbajtje fruktoze, dëshirat e tyre për të konsumuar ushqime të ëmbla rriten dukshëm. Edhe pse fruktoza përmban energji është e dëmshme për trupin duke ndikuar në shtimin e peshës.

Ekspertët shkencorë janë duke shqyeruar rezultat e këtij eksperimenti dhe pritet të nxjerrin këshilla për konsumatorët./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak