Janë rrahur dhe keqtrajtuar nga grabitësit, ndërsa në spital nuk marrin mjekimin e duhur. Ngjarja ka ndodhur sonte në Kamzë, ndërsa në Spitalin Ushtarak (Spitali i Traumës) në Tiranë, pas dhunës dhe keqtrajtimit të grabitësve, familjarët Flora Koliqi, 60 vjeçe së bashku me të shoqin nuk kanë marrë mjekimin e duhur. Janë lënë në pritje që mbrëmë në orën 21:00 deri sot në orën 12.
Familjarët shumë të shqetësuar janë sorollatur së bashku me të dhunuarit nëpër korridoret e spitalit, pa marrë ndihmën e duhur, por i kanë lënë gjithë natën në pritje. Asnjë doktor, mjek, infermier s’i ka marrë për t’i vizituar.
Vetëm pas shumë përpjekjesh çifti i moshuar ka marrë shërbim mjekësor dhe është dërguar në shtëpi. Për “Shëndet+” kryefamiljari denoncoi neglizhencën e bluzave të bardha, ndërsa gruaja e tij ishte shumë rëndë as nuk lëvizte as nuk fliste dot, pasi ishte rrahur keqazi./ D.Porja


