Lista e përfitimeve shëndetsore që vijnë nga uji i kripur i detit është thuajse e pafundme. Deti na thërret gjithnjë, dhe ndikimi i tij në shëndetin dhe mirëqenien tonë është në shumicën e kohës pjesë e pritshmërive tona. Deti na bën mirë. Ai përmirëson humorin dhe shëndetin. E vetmja gjë që uji i detit nuk bën dot për ne, është të hidratojë organizmin.
Por, nëse bëjmë një listë me të mirat dhe të këqijat, deti do të na befasojë. Uji i kripur mund të jetë një kurë natyrale, sepse ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies të cilën lundruesit e dallgëve e njohin mjaft mirë.
Një nga shprehjet më të bukura popullore është “Afër Detit Afër Mbretit” dhe të gjithë e pranojmë njëzëri se të jetuarit pranë detit ose në zonat bregdetare, ndjesia e mirëqenies është më e pranishme. Mesatarisht, uji i detit përmban 3.5 përqind kripë (klorid sodium). Me fjalë të tjera, për një litër ujë merrni 35 gramë kripëra, por edhe sasi të ndryshme të magnezit, sulfatit dhe kalciumit.
Ndonëse kjo nuk është e pranuar shkencërisht, terapia e ujit të kripur me ujë dhe produkte detare siç janë algat, kripërat, balta rënore, leshterikët e të tjerë për të eliminuar problemet me lëkurën.
Uji i kripur ofron përfitime të tjera befasuese.
Shfletoni galerinë:


