Pyet mjekun: Kam dhimbje stomaku të vazhdueshme…

Kam një problem me stomakun. Kam dhimbje stomaku çdo 4 muaj afërsisht. Dhimbjet zgjasin 3 ditë, kam 6 vite që vazhdoj ashtu. Theksoj se nuk kam marrë asnjëherë mjekim dhe as jam vizituar për këtë. Ju lutem a mund të më thoni se çfarë mund të jetë kjo?

Përgjigjet dr. Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.1
Duke qenë se ankesat ju përsëriten herë pas here, ju rekomandoj një eko abdominale, feçe parazit dhe fibrogastroskopi. Konsumoni vakte të shpeshta dhe në sasi të pakët. Shmangni ushqimet e skuqura, pikante, alkoolin, duhanin. Në ditët kur keni ankesa përdorni omeprazol 20 mg 2 herë në ditë 30 minuta para ngrënies dhe maalox 3 herë 1 tabletë 1 orë pas ngrënies./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?