Siguria ushqimore. Produktet shtazore në treg, pa etiketë dhe të pasigurta

treg 2

Megjithëse temperaturat i afrohen 40 gradëve, tregëtarët nuk ofrojnë ushqime të sigurta për konsumatorët. Në tregun e ish-uzinës Dinamo, vezët dhe produktet e bulmetit ekspozohen në diell jashtë çdo standardi higjieno-sanitar.

Ndonëse tregetarët janë të pajisur me frigorifer ajo që të bie në sy është një sasi e madhe qumështi dhe kosi që rri e ekspozuar jashtë duke vënë kështu në rrezik jetën e konsumatorëve.

Sikur të mos mjaftonte kjo problematika thellohet kur produktet e mishit reklamohen me kuti kartoni në qiell të hapur dhe tregëtarët ndihen të pashqetësuar për këtë fakt.

Sipas Specialistes në shërbimin e mbrojtjes së konsumatorit gjatë 6 mujorit të parë janë paraqitur 836 ankesa nga qytetarë të ndryshëm, ndërsa gjendja në tregje paraqitet alarmante pasi rreth 80% e mishit i cili qarkullon në treg është i pakontrolluar.

Apeli shkon për inspektorët e AKU-së dhe ato veterinerë për të forcuar kontrollet në treg.

Situatë problematike paraqitet edhe në mini tregjet e kryeqytetit ku shishet e qumështit dhe enët me bulmet vendosen në çdo cep të mundshëm duke i ofruar konsumatorëve prodhim të ashtuquajtur bio. Ndonëse Mininistria e Bujqësisë ka si objektiv garantimi në shkallën më të lartë te shëndetit të qytetarëve shqiptar dhe perfeksionimin e sistemit të mbikëqyrjes dhe garantimit të sigurisë ushqimore,nga vezhgimi i bërë në tregjet e kryeqytetit ky objektiv duket se ka mbetur ende në letër.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin