Pyet mjekun: Pse çdo ushqim që ha e nxjerr të patretur?

Përshëndetje! Mundeni ta pyesni pak doktoreshë Nevila Lengun: Pse çdo ushqim që ha e nxjerr të patretur? Kam tre muaj që jam bërë operim nga zorra e trashë, por ende nuk jam rregulluar. Herë ka diarre, herë zë kaps e herë ushqimi del i patretur. Ju lutem, mund të më ktheni një përgjigje?

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.1, Tiranë

Duke mos e njohur mirë historinë tuaj të sëmundjes dhe diagnozën e saktë, mund t’ju këshilloja të reduktoni ushqimet me përmbajtje të lartë karbohidratesh(sheqeri) dhe yndyrash, të konservuarat dhe ndoshta edhe qumështin. Ndërkohë mundohuni të konsumoni ushqime të shëndetshme. Si trajtim medikamentoz do t’ju këshilloja përdorimin për një muaj të: kreon 10000 IU. 3 herë 1 kapsulë menjëherë ose në mes të ngrënies; l-active 3 herë 1 tabletë para ngrënies dhe bioflor 1kapsulë esëll në mëngjes. Nëse ankesat vazhdojnë pa asnjë përmirësim, duhet të këshilloheni nga afër me një mjek gastrohepatolog./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?