Pyet mjekun: A ndikon zbokthi në rënien e flokëve?

Përshëndetje gazeta Shëndeti! Kam probleme me rënien e flokëve, por edhe shumë zbokth. Nuk e di nëse mund të më rekomandonit diçka për ndalimin e rënies dhe sa ndikon zbokthi?

Përgjigjet Entela Dhima, mjeke dermatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.2, Tiranë.

Në qoftë se kemi një flok të yndyrshëm i cili kombinohet edhe me zbokth, ndikon në rënie pasi floku

ngjitet, pra bllokohet pori/folikuli dhe floku nuk e merr më atë ajrimin e nevojshëm që mund ta marrë në një skalp të pastër. Megjithëse shumë njerëz e mendojnë vetëm si një problem estetik, kur shfaqet në sasi të mëdha, zbokthi mund të shoqërohet edhe me komplikacione të tjera, si kruajtje e skuqje e cila, jo rrallë, mund të agravojë edhe në ndonjë Dermatit Seborhoik./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?