Kam 10 vjet që vuaj me këmbët, por asnjë mjek nuk më jep zgjidhje

Kam një problem me këmbën që nga viti 2007.  Nuk kam lënë ortoped e reumatolog pa shkuar, por nuk kam gjetur zgjidhje. Në nyjat e sipërme më mblidhet një lëng dhe më pengon në ecje. Herë më kalon në njërën këmbë e herë në tjetrën. Diagnoza e saktë është ”Coxarthrosis dex post coxitis specifica (2007-2008). Nga përvoja ndoshta më ndihmoni me ndonjë këshillë?

Përgjigjet Julia Kollçaku, mjeke reumatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Ky është një rast që duhet parë. Nga shpjegimi mendoj se nuk kemi të bëjmë vetëm me koksit, por edhe një problem me kolonën lumbare, ku të vendosura bashkë rëndojnë gjendjen e pacientit. Megjithatë, për të parë nëse kemi të bëjmë vetëm me koksartrozë apo edhe një problem të pjesës lumbare, pacienti duhet të kryejë një vizitë tek mjeku specialist, si dhe të bëjë një radiografi të pjesës së mesit. Theksoj është një rast që duhet ekzaminuar për të mos u rënduar më tej./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?