Familja nuk e lejon të lind me operacion çezarian, gruaja ndërmerr një akt tragjik

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një histori tragjike ka nxitur debat në të gjithë botën pasi një grua shtatzënë nga Kina kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 5 i spitalit sepse familja nuk e lejoi që të lindte me operacion cezarian.

26-vjeçarja, e identifikuar vetëm me mbiemrin Ma, ishte në javën e 41 të shtatzënisë. Sipas deklaratës së dhënë nga spitali, e publikuar nga mediat kineze, pas kryerjes së analizave, mjekët zbuluan se koka e fetusit ishte shumë e madhe dhe lindja natyrale mund të ishte me rrezik për të. Prandaj ata i rekomanduan që të lindte me operacion cezarian.

Por, familja e Ma insistoi për lindje natyrale dhe refuzuan që t’i jepnin leje për lindje me operacion. Në Kinë pjesëtarët e familjes duhet të japin leje para se një pacient t’i nënshtrohet një operacioni.

Në videon e mëposhtme shfaqet momenti kur gruaja shtatzënë ulet në gjunjë para familjes për t’iu lutur që të bien dakord të kryejë lindje me prerje cezariane pasi ka shumë dhimbje. Por, përsëri familja refuzon.

https://youtu.be/vk2sFG35ztk

Më pas, rreth orës 8 të darkës, Ma vendos të hidhet nga kati i 5-të i spitalit, duke vrarë veten dhe fëmijën.

Historia tronditëse e gruas shtatzënë ka nxitur një debat të ashpër dhe thirrje për reformë në Kinë.

“Përveç grua shtatzënë, nuk është e nevojshme të marrësh lejen e askujt tjetër”, shkruan një komentues në rrjetin social kinez Weibo, që ka marrë më shumë se 40 mijë pëlqime.

“Një grua e martuar nuk është një për prodhimin e fëmijëve, si mund të jenë njerëzit kaq injorantë edhe sot”, shkruan një tjetër.

Ndërkohë të tjerë kanë kërkuan që familja të marrë dënimin e merituar për refuzimin e kërkesës së gruas shtatzënë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?