Benefitet e konsumimit të xhenxhefilit!

Xhenxhefili ka veçori të mrekullueshme mjekuese, që është edhe arsyeja se pse duhet ta konsumojmë atë çdo ditë. Pjesa më e përdorur zakonisht për qëllime mjekësore është rrënja e cila këshillohet të konsumohet e freskët, pluhur ose si erëz. Një mënyrë e mirë për konsumimin e xhenxhefilit është dhe përgatitja e një çaji të shijshëm duke zierë disa copa prej tij.

Xhenxhefilli është një përbërës i zakonshëm në kuzhinën aziatike dhe indiane dhe  është përdorur për shekuj me rradhë për vetitë shëruese. Xhenxhefilli mund t’ju japë shumë benefite shëndetësore, duke përfshirë lehtësim nga vjelljet (nauze), problemet e tretjes dhe dhimbjee e tjera të trupit.

Xhenxhefilli mund t’ju vijë në ndihmë për të lehtësuar acarimin në traktin gastrointestinal. Ai ndihmon për të stimuluar pështymën duke lejuar ushqimin dhe lëngjet të lëvizin nëpër traktin e tretjes pa probleme. Në një studim ku morrën pjesë 24 individë të shëndetshëm, të cilët konsumuan 1.2 gram pluhur xhenxhefil para se një vakti, u vu re se dispepsia tek ata njerëz u ul me 50%.

Xhenxhefilli mund të lehtësojë dhimbjet e muskujve me 25%. Xhenxhefilli shërben për të ulur dhimbjen gjatë cikleve menstruale.

Redukton inflamacionin. Në një studim ku morrën pjesë 247 persona me osteoartrit, pas konsumimit të xhenxhefilit dhimbjet u reduktuan dhe ilaçet për qetësimin e dhimbjeve ishin më pak të nevojshme.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët