Përshtati në shqip: Blertina Koka
Lajme të mira për fansat e kafes në të gjithë botën. Një tjetër studim ka zbuluar një tjetër përfitim të kafes në shëndet.
4 filxhanë kafe në ditë mund të ulni rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 25%, sugjeron studimi i ri.
Megjithatë kjo vlen vetëm për ata që konsumojnë kafe të dekafinuar, ekspres dhe kafet e shpejta të stilit francez, dhe jo ato të versioneve të filtruara.
Efektet dobiprurëse vijnë nga kafestoli, një përbërës që gjendet me tepri në kafe, edhe pse nivelet ndryshojnë me varietetet e ndryshme të kafes.
Rezultatet e arritura nga shkencëtarët suedezë shtojnë të dhëna të tjera mbi përfitimet e kafes në shëndet.
Në eksperimentet e kryera tek minjtë nga Spitali Universitar Aarhus, minjtë që morën kafestol kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe ndjeshmëri më të lartë ndaj insulinës. Diabeti i tipit 2 shkaktohet nga niveli i lartë i glukozës në gjak pasi nuk kryhet siç duhet procesi i kthimit të glukozës në energji. Kjo e bën trupin më pak të ndjeshëm ndaj insulinës.
Autori kryesor i studimit, dr. Fredrik Brustad Mellbye, thotë: “Konsumimi i përditshëm i kafestolit mund të parandalojë diabetin e tipit 2 tek minjtë. Ky studim shton të dhëna të tjera rreth mekanizmave të veprimit të substancave bioaktive në kafe”.
Ky përbërës, sipas dr. Mellbye, është një kandidat i mirë për t’u përfshirë në prodhimin e ilaçeve për parandalimin ose trajtimin e sëmundjes, që mund të jetë fatale tek disa njerëz.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al


