Pyet mjekun: Pse tek disa fëmijë vonohet të folurit?

Përshëndetje! A mund të më tregoni pse tek disa fëmijë vonohet mosha e të folurit deri në 4-5 vjecc, dhe si duhet trajtuar kjo në mjekësi?

Përgjigjet Polikron Çelo, mjek pediatër

Të folurit, si të gjitha etapat e tjera të rritjes, është proces i gjatë, i ngadalshëm që fillon qysh muajt e parë. Megjithatë njihen disa luhatje të pranueshme, por që nuk mund të quhen normale e duhet dyshuar për prapambetje në të folur. Një situatë për shembull është kur fëmija ka bërë dy vjeç dhe nuk arrin të thotë dy fjalë të lidhura bashkë. Në këtë rast duhet një bashkëpunim i mirë me mjekët specialistë, pediatër, otojatër, neurolog etj. Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet, që nga zhvillimi i ulët mendor, mungesa e ‘ngrohtësisë’, ulja e dëgjimit, autizmi, skizofrenia etj. Të folurit mund të ndihmohet duke ‘bashkëbiseduar’ shpesh me zë të ëmbël e të ngadalshëm. Shoqërimi me fëmijë të tjerë ndihmon gjithashtu në pasurimin e fjalorit. Kur arrin të flasë, asnjëherë mos e ndërprisni për korrigjimin e gabimeve. Komunikoni me fëmijët vetëm me fjalë e fjali të plota, të rregullta, pavarësisht nga kundërpërgjigja e tyre, nuk duhet të përgjigjeni me ‘fjalorin e tyre’./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare