Katër vdekje brenda 24 orësh në QKUK, nisin hetimet

Vdekja e 4 personave brenda 24 orësh, javën e kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po hetohet pas dyshimeve të ngritura nga inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, se shkaktar i tyre ka qenë një element i përdorur gjatë operacioneve, gazi oksidol.

Ministri Uran Ismajli njoftoi të mërkurën se gazi në fjalë, sipas inspektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet të ketë ardhur në QKUK nëpërmjet një operatori që ka pasur licencë për importim, por jo edhe për prodhim.

Kompania, furnizuese prej vitesh e QKUK-së me gazra medicinale, ka pasur një kontratë dyvjeçare prej vitit 2014. Por në prill të këtij viti, QKUK shpalli fituese një tjetër kompani për furnizimin me gazin oksidol, veprim që ishte kundërshtuar nga kompania e mëparshme, e që më tej kishte gjetur drejtësi në gjykatën e tenderave (OSHP). Tenderi ishte rikthyer për rivlerësim, pasi sipas OSHP-së nuk ishte respektuar kriteri kryesor i “çmimit më të ulët”.

Në lidhje me rastet e ndodhura, drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj pati deklaruar: “Ne kemi bërë verifikimet se nga çfarë mund të jenë shkaktuar. Kemi parë oksigjenimin e klinikave dhe nuk kemi gjetur ndonjë gjë të parregullt. Kemi parë edhe sistemin e anestezisë dhe as aty nuk ka diçka jo të rregullt”.

Tashmë, pas dyshimeve të inspektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë, prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet. Florie Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, tha se ky rast po hetohet pas urdhrit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, por pa dhënë detaje të tjera./ Top Channel

Postime të ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë