Shakira sapo na zbuloi sekretin e muskujve të barkut dhe duket… thjesht UAU

Nga Blertina Koka

Shakira është padyshim gruaja që duhet marrë si frymëzim kur bëhet fjalë për mbajtjen e trupit në formë. Edhe pse nënë e dy fëmijëve, këngëtarja ka një trup perfekt, elastik dhe me muskuj barku që çdo femër do t’i kishte zili.

Por, siç çdo gjë tjetër, edhe këtë ajo e arrin vetëm me punë dhe përpjekje.

Këngëtarja ka postuar së fundmi një video në Instagram ku zbulon edhe sekretin e muskujve të barkut.

Teksa qëndron e shtrirë, me këmbët të kthyera në njërën anë, ajo bën ulje-ngritje të pjesës së sipërme të trupit, ndërkohë që njërën dorë e mban në bark për t’u siguruar që po aktivizohen të gjithë muskujt  barkut.

https://www.instagram.com/p/BYbE1vWn6Ko/

Këngëtarja ka postuar edhe një video tjetër, ku është mbështetur para një pasqyre, në formën 90 gradë dhe bën disa ulje ngritje të lehta, ndërkohë që në këmbë ka një top dhe shtanga në secilën dorë.

https://www.instagram.com/p/BYtQgxfH4CE/

Vënia në lëvizje e të gjitha anëve të bustit është shumë e rëndësishme që të krijoni muskuj barku.

Prandaj, herës tjetër, kur të shkoni në palestër, mjaft bëtë vetëm foto por bëni ushtrimet e duhura që të humbisni peshë dhe mbani trupin në formë, kështu do të justifikoni edhe paratë e harxhuara./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj