Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se duke filluar nga kjo javë, qytetarët do të mund të marrin kartat e shëndetit në portalin e-albania.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë, ku Manastirliu theksoi se do të jenë vetë institucionet që do të marrin online të gjitha të dhënat.
Ogerta Manastirliu: Për të gjithë ata qytetarë që duhet të marrin dokumenta në zyrat e administratës këtë javë ne shtojmë listën e këtyre dokumentave që mund të tërhiqen online në portalin e-albania, si nga qytetarët edhe nga institucionet publike që u nevojiten ato.
Vërtetimet e pensionit dhe kartën e shëndetit qytetarët mund ti tërheqin duke filluar nga kjo javë në portalin e-albania.
Më e rëndësishmja asnjë institucion shtetëror nuk do tua kërkojë më këto dokumenta qytetarëve për nevoja të procedurave të tyre duke u kursyer sorollatjet e panevojshme të gjithë atyre që marrin këto shërbime./Oranews.tv/

