Anëtarët e rinj të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Interesi i medias dhe opinionit publik për Komisionin e Shëndetësisë ka qenë gjithmonë maksimal. Kjo për shkak të debateve të forta që prodhon ky komision. Në 4-vjeçarin e shkuar, kujtohen akuzat e forta në drejtim të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt kryesisht nga kryetarja  e këtij komisoni Albana Vokshi. Kujtojmë se akuzat midis palëve kanë përfunduar deri në Prokurori.

Këtë mandat ka një ndryshim thuajse rrënjësor të anëtarëve të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Me një vendim Nr. 90/2017 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, përbërja e anëtarësisë së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë  është si më poshtë:

  1. Flamur Golemi anëtar PS
  2. Ilir Pendavinji anëtar PS
  3. Edlira Bode anëtare PS
  4. Adelina Rista anëtare PS
  5. Arben Kamami anëtar PS
  6. Roland Xhelilaj anëtar PS
  7. Elona Hoxha anëtare PS
  8. Nuri Belba anëtar PS
  9. Bardh Spahia anëtar PD
  10. Halim Kosova anëtar PD
  11. Grida Shqima anëtare PD
  12. Orjola Pampuri anëtare PD
  13. Lindita Metaliaj anëtare PD
  14. Vangjel Tavo anëtar LSI
  15. Floida Kërpaçi anëtare LSI

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni