Ilaçet, pritet rritje e madhe e çmimit

Qeveria rikthen në Kuvend për miratim projektligjin që jep me koncesion pullën skale të barnave. Në tetor të vitit 2016 në Kuvend u depozitua një projektligj që ia kalon pullën e sigurisë së barnave koncesionarit të pullave skale SICPA. Ky projektligj prej një viti ishte në arkivin e projektligjeve që kaluan për diskutim në komisionet parlamentare por jo në parlament për votim. Tentativat e qeverisë së kaluar dështuan për shkak të mos arritjes së numrit të nevojshëm të votave, por që tashmë PS-ja zotëron 74 mandate, votimi është vetëm një procedurë formale. Tërheqja në atë kohë erdhi për shkak të mosmbështetjes për të dhënë me koncesion pullat skale për barnat, pasi sipas argumenteve kundërshtues, kjo do i kushtojë disa herë më shumë qytetarëve shqiptarë dhe do të pasurojë koncesionarin. Në projektligjin për ndryshimin e kontratës koncesionare të vitit 2011,formalisht thuhet se konsiston në ngritjen e një sistemi me qëllim gjetjen dhe gjurmueshmërinë e produkteve që i nënshtrohen taksës së akcizës dhe pullat skale synojnë të shërbejnë si provë që taksa e akcizës është paguar. Për produktet farmaceutike, pulla e siguruar do të jetë 2.4% e çmimit të shitjes me pakicë të çdo produkti farmaceutik. Nëse TVSH-ja apo taksa të tjera janë të pagueshme për çdo njësi të prodhuar dhe të shpërndarë nga koncesionari, kjo vlerë do të paguhet nga prodhuesit apo importuesit që blejnë këtë njësi, ose nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Kontrollit të Pajisjeve të Shqipërisë për sa i përket produkteve farmaceutike. Për këtë koncesion të ri në shëndetësi kanë reaguar dhe edhe përfaqësuesit e dy partive opozitare,të PD-së dhe të LSI-së.

Kundërshtimet

Deputeti dhe kryetari i Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu ka deklaruar dje se dhënia me koncesion të pullave për barnat do të jetë një kosto e madhe për qytetarët dhe shëndetësinë do e bëjë “mollë e ndaluar”. “Mbasi shëndetësia “falas” vdiq, e ashtuquajtura shëndetësi po bëhet “molle e ndalueme” për qytetarët”, reagoi Shehi. Deputeti i PD-së thekson faktin se ky koncesion i radhës në shëndetësi, do ti kushtojë shumë qytetarëve. “Nga 6 lekë të vjetra e pandryshueshme kjo, që paguhet për pullën e barit kalohet në 2,4% të vlerës me pakicë të tij. Kush e paguan këtë? Pa dyshim do ta paguajë veçse konsumatorit! Kjo rritje galopante çmimi shkon në favor të koncesionarit.

Pulla, qoftë ajo që është prodhuar deri tani, qoftë ajo që do të prodhohet nesër, afërsisht një çmim do të ketë! Pra, për qytetarët do të jetë gjithmonë e më e vështirë për të përballuar shpenzimet për shëndetësinë. Dhe n.q.s ata do të konsumojnë barna të një cilësie më të lartë, pjesërisht apo aspak të rimbursuara, diferenca në çmim do të jetë shume më e madhe”, reagoi deputeti i PD-së. Ndërsa kreu i Komisionit të Shëndetësisë, njëherësh deputet i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh edhe më ashpër. “Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra.

Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetëra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë. Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë, reagoi Vasili.

Burimi: Gazeta Shekulli

 

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike