Helmim masiv në një shkollë në Pukë, dhjetëra nxënës në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në njësinë administrative Gjegjan të Bashkisë së Pukës. Rreth 40 nxënës të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati janë helmuar gjatë orëve të mësimit. Burime kondenciale thanë për Opinion.al se shkak i helmimit mund të jetë bërë hedhja e një dezinfektuesi nëpër klasa.

Theksojmë se ende deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lokale apo nga drejtoria arsimore. Sakaq Opinion.al ka siguruar edhe fotot e fëmijëve që po u jepet ndihma e parë mjekësore. Burimet thanë se 27 fëmijë kanë marrë mjekim në ambulancën e Gjegjanit, 3 ne spitalin e Pukës dhe 2 të tjerë në spitalin e Rrëshenit.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni