Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion mamografitë e lëvizshme për mbulimin e depistimit falas për të gjitha gratë.
Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Ministria iu bën thirrje të gjitha grave që të drejtohen në poliklinikë, spital rajonal apo sipas kalendarit në shërbimin e mamografisë për të bërë kontroll të gjirit.
“Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë! Eja bëj kontrollin e gjirit në spital, poliklinikë apo sipas këtij kalendari në shërbimin e mamografisë së lëvizshme pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik të rrethit tënd”, shkruan MSH, ndërkohë që publikon edhe grafikun e lëvizjes së mamografisë nëpër qytete të ndryshme.
Në Librazhd ➡️Nga data 25 Shtator- 6 Tetor
Në Fier ➡️Nga Data 9 Tetor – 11 Tetor
Në Vlorë ➡️Nga data 13 Tetor – 17 Tetor
Në Gjirokastër ➡️Nga data 18 Tetor .- 21 Tetor
Në Përmet ➡️Nga data 22 Tetor – 25 Tetor
Në Lezhë ➡️Nga data 26 Tetor – 31 Tetor
Në Kukës ➡️Nga data 1 Nëntor – 4 Nëntor
Në Dibër ➡️Nga data 7 Nëntor – 11 Nëntor

MSH njofton gjithashtu se gjatë muajit tetor, mamografitë do të kryhen edhe pasdite në poliklinikat dhe spitalet që e ofrojnë këtë shërbim.
Nga e hëna në të premte, ora 8:00 – 18:00.
E shtunë, ora 9:00 – 14:00.
- Spitali rajonal Shkodër
- Poliklinika Shkodër
- Spitali Rajonal Elbasan
- Poliklinika Korçë
- Poliklinika Qendrore Tiranë
- S. U. O. GJ “Mbretëresha Geraldinë”, QSUT


