Trombozat e venave të thella, ndërlikimet që sjellin në shëndet

Albana Kenga, kirurge vaskulare pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’

Manifestimet klinike të trombozave të venave të thella variojnë nga mungesa e plotë e simptomave deri në shenja dhe simptoma të qarta të sëmundjes, siç janë: edema (ënjtja e anesise), dhimbja (kryesisht e pulpës), skuqje, temperaturë lokale, nxirje e anesise (e shoqëruar me një ënjtje të theksuar të saj).

Mos humbisni: Trombozat e venave të thella, shkaqet dhe shenjat klinike

Ndërlikimet?

Ndërlikim i hershëm, i shpeshtë dhe më seriozi është trombembolia pulmonare (shkëputja e mpiksjes së gjakut nga venat e anesive dhe bllokimi i një ose më shumë degëve të arterieve të mushkërisë nga ajo), duke dëmtuar kështu mushkërinë. Në varësi të lokalizimit dhe madhësisë së bllokimit të enëve të mushkërisë, pasojat janë nga të lehta deri në vdekjeprurëse. Si pasojë e këtij komplikacioni vihet re një vdekshmëri deri në 12% të pacientëve të shtruar në spitale. Siç e theksuam edhe më lart, rëndësia e kësaj sëmundje qëndron në faktin se në shumicën e rasteve mund të parandalohet me trajtimin e përshtatshëm.

Një tjetër ndërlikim, më i vonshëm i kësaj sëmundje, është dhe sindromi post trombotik që nënkupton një tërësi manifestimesh anatomo-klinike në të sëmurët që kanë vuajtur për një kohë të gjatë nga tromboza e venave të thella dhe nuk është shëruar plotësisht ose aspak, duke i shkaktuar vuajte të gjatë këmbës nga qëndrimi i gjakut në të, pa pasur mundësi për t’u ngjitur drejt zemrës. Si pasojë e kësaj, mund të kemi shfaqjen e variceve dytësore kompensuese, dhimbje dhe ënjtje të anesise përkatëse, ndryshime të lëkurës deri në shfaqjen e plagëve të kërcirit.

Diagnostikimi?

Plotësimi i simptomave dhe shenjave që ka pacienti me ekzaminimin imazherik të zgjedhur, siç është eko doppler e venave të thella të anesise së interesuar, e cila rezulton me mbyllje të venës apo venave përkatëse,  vendos diagnozën./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?