Një studente nga Bjellorusia është kurorëzuar Missi Bota e parë me karrige me rrota.
“Luftoni ankthin dhe frikën brenda jush”, u shpreh studentja Aleksandra Chichikova gjatë ceremonisë për ndarjen e çmimeve.
Çmimin e dytë e mori Lebohang Monyatsi, nga Afrika e Jugut, ndërsa të tretin Adrianna Zawadzinska, nga Polonia.
Gara, e organizuar nga fondacioni polak, është e para e këtij lloji e organizuar në rang global.
https://www.instagram.com/p/BaB7hwOBI9Z/?taken-by=misswheelchairworld
Bashkëthemeluesja e konkursit dhe presidentja e jurisë, Katarzyna Wojtaszek-Ginalska, tha për të përditshme AFP se qëllimi i këtij aktiviteti ishte të “ndryshonin imazhin e gruas në karrige me rrota, kështu ata nuk do të gjykohen vetëm nga pamja e jashtme”.
https://www.instagram.com/p/BZyThQbBoeS/?taken-by=misswheelchairworld
“Nuk ka rëndësi vetëm pamja e jashtme…jemi fokusuar sidomos tek personaliteti i vajzave, aktiviteti i tyre i përditshëm, jeta sociale, planet”, shton znj. Wojtaszek-Ginalska.
https://www.instagram.com/p/BZuTf84B_zi/?taken-by=misswheelchairworld
Konkurrueset kaluan 8 ditë në kryeqytetin polak duke bërë prova, foto, vizita nëpër qytet, si dhe janë bërë pjesë e konferencave të ndryshme.
Burimi: EuroNews / Shendeti.com.al

