Skandal në shkollën “Luigj Gurakuqi”. Dhunë fëmijëve me aftësi të veçanta

“Fiks Fare” solli skandalin e radhës në arsim. Në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet mësuesit keqtrajtojnë, ofendojnë dhe dënojnë nxënësit me probleme të shëndetit mendor.

Në këtë institucion mësojnë 125 nxënës të moshës 6-19 vjeç që kanë probleme të ndryshme të shëndetit mendor, që nga fëmijët me prapambetje të madhe mendore deri tek fëmijët me autizëm.

Kamerat e “Fiksit” sollën gjuhën e ashpër të mësueseve, të cilat u thonë fëmijëve “pabuksa” dhe “kokëderra”. “Hajde këtu more pabuks” i thotë mësuesja një fëmije duke e tërhequr me forcë nga krahu që ta ulte në bankë. Ndërsa një tjetër mësuese i thotë fëmijës “Uli këmbët more kokëderr”.

Përveç gjuhës agresive, mësuesit edhe qëllojnë fëmijët që nuk u binden. Një mësuese e godet fëmijën me lodra disa herë që të qëndrojë në bankë pa lëvizur. Po ashtu, mësuesi i fiskulturës godet një fëmijë që shkon tek një pemë në cepin e oborrit të shkollës. “Do të mbyll brenda”, kërcënon mësuesi vajzën pasi e godet. K edhe nga ato që edhe pse klasa është plot me nxënës, nuk e kanë problem që në sy të tyre të heqin getat pa u dridhur qerpiku.

Në klasat ku zhvillohet mësimi, mësuesit dënojnë nxënësit në një kënd që është në cep të klasës. Ato thonë që vendosim aty fëmijët që janë agresivë dhe shqetësojnë fëmijët e tjerë. Në pamjet e transmetuara nga “Fiks Fare” shihet qartë momenti kur mësuesja i bërtet nxënësit që ka urinuar për të disatën herë, që të qëndrojë i vetëm te këndi, ashtu i lagur siç është. Por, pikërisht për këtë vend gazetarët pyetën psikologen e shkollës, e cila u shpreh se është një kënd ku fëmijët kanë dëshirë të qëndrojnë të vetëm.

“Në këtë kënd qëndrojnë fëmijët që duan të punojnë në mënyrë të diferencuar, gjithmonë brenda dëshirës së tyre. Askush nuk i detyron të qëndrojnë aty”, thotë psikologia.

Drejtori i shkollës , Elmaz Lala tha për “Fiks Fare” se ka mungesa në mësues ndihmës. “Numri i fëmijëve këtë vit është rritur në këtë shkollë, çka ka çuar në uljen e mësuesve ndihmës, pasi është e njëjta organikë si një vit më parë. Por, kjo nuk justifikon asnjë lloj dhune ndaj fëmijëve” thotë Lala.

Ai tregon vështirësitë që kanë me fëmijët me probleme të rënda të shëndetit mendor, duke vënë theksin tek mungesat në personel./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni