Hapet konkursi për drejtues të spitaleve Bashkiake. Ja si të aplikoni!

Pas çeljes së konkursit për drejtues të spitaleve Universitare dhe Rajonale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hap konkursin publik për drejtorët e spitaleve Bashkiake në të gjithë vendin.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë njofton: Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 7.3.2003, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit, VKM nr. 508, datë 13.09.2017, ”Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, Urdhërit nr. 412, datë 12.10.2017 “Për proçedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtuesve të spitaleve Bashkiake”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall konkursin e hapur për pozicionin “Drejtor” të spitaleve bashkiake, përkatësisht në:

  1. Spitali Malësi e Madhe
  2. Spitali Pukë
  3. Spitali Kurbin
  4. Spitali Mirditë
  5. Spitali Krujë
  6. Spitali Kavajë
  7. Spitali Lushnje
  8. Spitali Mallakastër
  9. Spitali Kuçovë
  10. Spitali Skrapar
  11. Spitali Sarandë
  12. Spitali Delvinë
  13. Spitali Përmet
  14. Spitali Tepelenë
  15. Spitali Kolonjë
  16. Spitali Pogradec
  17. Spitali Devoll
  18. Spitali Librazhd
  19. Spitali Gramsh
  20. Spitali Peqin
  21. Spitali Mat
  22. Spitali Bulqizë
  23. Spitali Has
  24. Spitali Tropojë

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor”:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet në Shkenca: ekonomike/juridike/mjekësore;
  • Të ketë përvojë pune minimumi 3 vjet;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në drejtim ose menaxhim;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë: 

  • Letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën 1 (bashkëlidhur);
  • Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2 (bashkëlidhur);
  • Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore;
  • Dy referenca nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë të mëparshëm;

Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 28 Tetor 2017

Kujdes! Mosdorëzimi dokumentave të mësipërm është kusht skualifikues.

Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.

Ministria fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë sipas procedurave të sqaruara në njoftimin publik të shpallur në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe faqen web të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Shkarko shpalljen per konkurs publik_Spitalet Bashkiake

Shkarko rregulloren per konkursin publik_Spitalet Bashkiake

 

Postime të ngjashme

'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin