BB: Shqipëria, vendi ku shteti harxhon më pak dhe njerëzit më shumë për shëndetësinë

“Në vitin 2013 shpenzimet publike për shëndeëtsinë në Shqipëri arritën në 2,6% të PBB-së, nivel ky më i ulëti ndër vendet e rajonit. Shpenzimet mjek familje 1nga xhepi përbënin deri në 55% të shpenzimeve totale për shëndetësisnë (më të lartat ndër vendet e rajonit) prejt të cilave 45% u shpenzuan për produkte farmaceutike”.

Kështu deklaron raporti i prezantuar sot nga Banka Botërore në seminarin “Politika Farmaceutike Shqiptare”, ku morën pjesë edhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, si ministri Ilir Beqaj, drejtori i përgjithshëm i FSDKSH-së Astrit Beci etj.

“Shpenzimet e ulëta për kujdesin shëndetësor (si shpenzimet totale ashtu dhe shpenzimet publike) përqindja e lartë e shpenzimeve nga xhepi dhe një përqindje mjaft e ulët e popullsisë me sigurime shëndetësore vënë në dukje faktin se Shqipëria historikisht nuk e ka konsideruar prioritet investimin tek kujdesi shëndetësor”, thuhet në raport, teksa vijohet se është e arsyeshme pritshmëria se një pjesë e madhe e shqiptarëve të sëmurë aktualisht nuk diagnostikohen siç duhet dhe nuk marrin terapi të rekomnduar në mënyrë racionale”.

 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje