Të trajtosh kancerin e mushkërive me krimba toke (Video)

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shkencëtarët polakë thonë se studimi i tyre mbi përdorimin e mundshëm të lëngut të krimbave të tokës për të trajtuar kancerin e mushkërive ka treguar rezultate premtuese.

Këto krimba janë ruajtur në kushte optimale në laborator. Ashtu si pjesa më e madhe e krimbave të tokës, ato janë të aftë të tresin çdo mikroorganizëm, përfshirë edhe ato patogjenik. Dhe shkencëtarët polakë mendojnë se këto lëngje tretëse mund të përdoren një ditë për të trajtuar kancerin e mushkërisë. Hulumtuesit shkencorë në Universitetin Maria Curie-Sklodowska i përgatitën këto lëngje me elektricitet 4.5 volt. Ato më pas u filtruan, u ngrohën në 70 gradë celsius dhe më pas u ftohën para se të ruheshin në ngrirje. Testet laboratorike treguan se lëngjet dëmtuan qelizat kancerogjene A549 të mushkërive në 75-80% të rasteve, duke i lëndë qelizat normale të padëmtuara.

“Gjendjet fillestare janë shumë të rëndësishme – të zgjedhësh temperaturën e duhur që influencon sistemin proteinë-sheqer në atë mënyrë që të bëhet një formulë përzgjedhëse për të mos dëmtuar qelizat normale. Gjithsesi, përse ndodh kjo?”, thotë  profesoreshë Jolanta Rzymowska, në Univesitetin e Lublinit, thotë:

Edhe pse ky përbërës i prodhuar nga krimbat e tokës është përgjegjës për zhdukjen e qelizave kancerogjene në laborator, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të qenë më të sigurt.

“Rezultatet janë të kënaqshme. Shkatërrimi i qelizave në sistemin jashtë organizimit në 80% të qelizave kancerogjene është një rezultat që na bën ne të hulumtojmë më shumë mbi të. Tani duhet të kalojë në testime tek kafshët”, shton ajo.

Kanceri i mushkërive është forma e dytë më e zakonshme e kësaj sëmundje si tek burrat ashtu edhe gratë./ Shendeti.com.al

Burimi: Reuters 

Postime të ngjashme

Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër