KLSH: 2.3 milionë dollarë rimbursim i tvsh-së për koncesionin e Check-Up

Koncesionari i Check Up dyshohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit se ka përtuar rimbursim të tatimit mbi vlerën e shtuar në mënyrë të padrejtë. KLSH ka renditur në një raport shkeljet e disiplinës nanciare të institucioneve, ku në këtë listë rezulton edhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ky fond ka dhënë ndaj firmës që ofron shërbimin e kontrollit bazë në shëndetësi 2.3 milionë dollarë rimbursim për tatimin mbi vlerën e shtuar. Por KLSH evindeton se kthimi i parave është bërë në mënyrë të padrejtë. Televizoni Klan ka mësuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit është shprehur në një raport se organi kompetent që vlerëson nëse një kompani është subjekt i rimbursimit të tvsh-së apo jo është Drejtoria e Tatimeve të Përgjithshme.

Në kontratën e shtetit me kompaninë që ka check up-in nuk qartësohet nëse ky subjekt është i përjashtuar apo jo nga tvsh, ndërsa në ligjin “për tatimin mbi vlerën e shtuar” në Shqipëri subjektet që ofrojnë shërbime në fushën shëndetsore janë të përjashtuara nga kjo taksë. Në rastin që kompania e cila ka kontratën për shërbimin e Check-Up është e përjashtuar nga tvsh, atëherë përtimi i këtyre parave është bërë në mënyrë të padrejtë. Për të zgjidhur këtë dilemë, KLSH i është drejtuar Tatimeve me një letër për t’i dhënë përgjigje kësaj çështje. Koncesionet në shëndetësi për vitin e ardhshëm do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 39 milionë dollarë, afërsisht sa gjysma e pagesave që jepet mbështetje buxhetore për kontratat e formës partneritet publik – privat. Në total pagesat për shërbimet e partneritetit me privatin arrijnë në 2018-ën 94 milion dollarë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak