Pyet mjekun: Më është çrregulluar cikli menstrual, çfarë problemi mund të kem?

Përshëndetje! Kam një shqetësim në lidhje me ciklin menstrual. Herën e fundit kam pasur shumë pak menstruacione, dhe kjo vetëm gjatë kohës kur urinoja. Pjesa tjetër e ditës kalonte shumë pastër. Kjo ka zgjatur 4-5 ditë. Theksoj se nuk kam kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale.

Përgjigjet Lulzime Gurra, mjeke gjinekologe pranë Qëndrës Shëndetësore Nr.1 në kryeqytet.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në çrregullimet e ciklit menstrual. Kemi faktorë natyrorë dhe faktor mjekësorë.

Cili menstrual mund të ndryshojë si pasojë e ndonjë situate stresuese që kalon femra, nga rënia ose shtimi i shpejtë në peshë, ndryshimi i klimës etj, por mund të jetë edhe për shkaqe shëndetësore, si për shembull, infeksionet e ndryshme, tiroidet, miomat, polipet apo edhe kistet në vezore. Nëse kjo i ndodh për herë të parë, nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar, por nëse përsëritet, do t’i këshilloja një eko gjinekologjike për të përjashtuar çdo problem të mundshëm./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet