Mos t’i paragjykojmë mjekët e infermierët! Ka mes tyre ende shumë profesionistë e njerëzorë

“Mos t’i paragjykojmë mjekët e infermierët! Ka mes tyre ende shumë profesionistë e njerëzorë”.

Është kjo thirrja që gazetarja e njohur Zefina Hasani iu bën shqiptarëve.

Hasani ka operuar nënën tek materniteti “Koço Gliozheni” dhe pasi gjithçka ka rezultuar me sukses, nuk ka harruar që të falënderojë publikisht stafin e spitalit.

Lexoni rrëfimin e saj të plotë

Ankthi i pritjes së mbarimit të një operacioni, sado të të thonë se është nga ato ndërhyrjet e lehta, rutinë, nuk zhbëhet dot derisa e sheh me sytë e tu njeriun tënd të afërt (mamin në rastin tim) që të ketë dalë mirë prej andej.
Pastaj nis e të gërryen meraku për gjendjen post operacion. Shpirti s’të gjen hiç rehat, ndoshta dhe sepse ke në mendje veç një ide fikse: një Zot e di si do të jetë shërbimi në spital! Shtet hesapi!
Pavarsisht se e ke zgjedhur vetë mjekun dhe beson fort në aftësitë e tij, paragjykimi apo dhe gjykimi i keq për bluzat e bardha, sidomos për shërbimin e përditshëm pas operacionit, bazuar në sa e sa ngjarje reale apo dhe legjenda urbane, që kanë treguar për mungesë shërbimi profesional e për abuzime deri në raste ekstreme, s‘ të lënë të besosh se në rastin tënd situata do të jetë ndryshe.
Isha e përgatitur për t’i qëndruar mbi kokë e për t’i bërë ballë, pse jo edhe me debate të forta, çdo situate që nuk do të më pëlqente gjatë ditëve që mami do të duhej të rrinte e shtruar në spital.
Por ja që nuk pata, as edhe një sekond të vetëm, arsye të ngrija zë e të kërkoja gjë.
Në repartin e Shërbimit të Gjinekologjisë, në maternitetin “Koço Gliozheni” gjithçka funksiononte më së miri.
Ishin profesionistë por dhe shumë të kujdesshëm në mardhëniet me pacientët.
Doktor Kastrioti, që bëri ndërhyrjen, por edhe kryeinfermierja Vali e infermieret Marjeta e Nazifja më ndryshuan totalisht ndjesinë e vagullt që pata ditën e parë.
Kisha njëqind arsye për të mos besur se shërbimi do të ishte aq i mirë në atë spital shtetëror. Ata më dhanë njëmijë arsye më shumë për të besuar se mes bluzave të bardha e nëpër korridoret e spitaleve shtetërore ka edhe profesionistë të tillë, të cilëve as buzëqeshja nuk u ikën nga buza sa herë hyjnë në dhomat e pacientëve.
S’është normale të të bëjnë çudi sjelljet e shërbimet që duhet të jenë padiskutim kështu, por ja që në Shqipëri s’është gjithmonë kështu.
PS: askush prej personelit nuk e dinte që vajza e njërës prej pacienteve të tyre ishte gezetare. Pra nuk ishte çështje frike se mos përfundonin në ndonjë portal a tv. Thjesht ata ishin ashtu, të kujdesshëm me çdo pacient. Dhe unë i falenderoj pafund. Mbi të gjitha për energjinë e mirë që i dhanë mamit tim në çdo moment.

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike