Pyet mjekun: Djalit tim i janë zbardhur qerpikët…

Përshëndetje! Kam djalin 18 vjeç dhe i janë zbardhur qerpikët e njërit sy. Ka filluar edhe vetulla, po ashtu edhe lëkura e fytyrës është e zbehtë. Çfarë më këshilloni?

Përgjigjet Selman Lirza, mjek dermatolog në Poliklinikën e Specialitetev Nr.3, Tiranë.

Nga përshkrimi duket qartë që kemi të bëjmë me sëmundjen e vitiligos. Vitiligo është një patologji dermatologjike që ndodh si pasojë e mungesës së prodhimit të melaninës në lëkurë nga qeliza që quhen melanocide. Si proces hispatologjik, normalisht është melanocidi ai që prodhon pigmentin dhe i jep ngjyrën karakteristike lëkurës, por në disa raste, në vende të caktuara, ndodh që melanocidi nuk prodhon melaninë dhe për pasojë lëkura është e zbehtë.

Mund të ndodhë në çdo pjesë të trupit (flokë, vetull, qerpikë), por karakteristike në 70% të rasteve është për zonën iguinale ose në vendet ku ka qime. Në rastin konkret, për shkak se mungon pigmenti, edhe ngjyra e qimeve është e bardhë. Mjekimi është simptomatik, me tableta ose me pomadë, por që duhet theksuar, është sëmundje që has rezistencë, nuk trajtohet kollaj. Megjithatë, përveç anës estetike, nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, nuk është me bazë infektive dhe nuk krijon asnjë lloj problemi shëndetësor./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm