Në fillim të muajit dhjetor do të zhvillohen provimet e certifikimit për mjekët, stomatologët dhe farmacistët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014,sipas specialiteteve përkatëse.
Për provimin e certifikimit të mjekëve!
Më datat 7.8,12,13,14 dhjetor 2017, ora 9.00 në Fakultetin e Mjekësisë zhvillohet Provimi i Certifikimit për mjekët.
- 7 dhjetor: Anestezi Reanimacion, Endokrinologji, Hematologji, Biokimi, Sëmundje infektive, Urologji, Obstetrikë Gjinekologji
- 8 dhjetor: Mjekësi familje, Kirurgji, Onkologji, Ortopedi, ORL, Nefrologji, Neurologji.
- 12 dhjetor: Neurokirurgji, Okulistike, Gastrihepatologji, Alergologji, Pediatri, Imazheri, Psikiatri
- 13 dhjetor: Reumatologji, Kardiologji, Pneumologji, Mikrobiologji, Anatomi patologjike dhe mjekësi ligjore, Shëndet publik, Urgjenca mjekësore
- 14 dhjetor: Imunologji, Dermatologji, Toksikologji, Hipertoni dhe mjekësi interne
Për Provimin e Certifikimit të Stomatologëve!
7 dhjetor 2017 në ora 09.00 tek Fakulteti i Stomatologjisë zhvillohet Provimi i Certifikimit për stomatologët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014.
Për Provimin e Certifikimit të Farmacistëve!
Më datë 7 dhjetor 2017 në ora 09.00 tek Departamenti i Farmacisë zhvillohet Provimi i Certifikimit për farmacistët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014.
Pjesëmarrësit në provim duhet :
- Të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj;
- Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit; Fatura
- Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit.
Regjistrimet për provim bëhen pranë QKEV-së deri më date 30 Nëntor 2017, duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.
Për më shumë mund të shikoni:

