Ushqimet që ndihmojnë në shërimin e pankreasit

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Pankreasi luan rolin kryesor kur bëhet fjalë për tretjen. Ai është rreth 15 centimetra i gjatë dhe është i vendosur horizontalisht në pjesën e prapme të stomakut, ky organ është përgjegjës për sekretimin e enzimave digjestive të nevojshme për ndarjen e ushqimit dhe asimilimin e lëndëve ushqyese. Gjithashtu, pankreasi prodhon insulinë, hormon ky që rregullon nivelin e sheqernave në gjak.

Për shkak se ky organ është i ndjeshëm ndaj mosfunksionimit dhe kancerit të pankreasit, është e rëndësishme të konsumojmë disa nga ushqimet të cilat janë provuar që kanë shëruar, forcuar dhe ushqyer pankreasin.

Brokoli

Konsumimi i brokolit dhe perimet e të njëjtës familje, si lakra, lulelakra, zarzavatet, lakra jeshile etj, janë të mira për parandalimin e kancerit të pankreasit. Kjo sepse këto perime janë të pasura në squfur, i cili shmang mutacionin dhe përhapjen e shpejtë të qelizave kancerogjene.

Hudhra

Allicin është një përbërës bioaktiv në hudhër, i cili ka veti antioksidues që parandalojnë kancerin dhe inflamacionet e pankreasit.

Rrushi i kuq

Resveratroli i koncentruar në lëkurën e rrushit të kuq është një antioksidues që ruan qelizat e pankreasit nga dëmtimet e plota. Nëse nuk dëshironi të hani një sasi të konsiderueshme të frutit, atëherë mund të konsumoni verën e kuqe nëse nuk vuani nga pankreatiti.

Boronica dhe qershi

Kur flasim për përbërje antioksiduese, boronica dhe qershitë mbajnë kurorën. Konsumimi i tyre ndihmon në shmangien e dëmtimit të qelizave dhe të kancerit me përmbajtjen e antioskiduesve që ndihmojnë në parandalimin e radikaleve të lira nga të këqijat që mund të sjellin.

 

Patate e ëmbël

Beta-karoten në pataten e ëmbël ndihmon  parandalimin e kancerit të pankreasit  duke qenë një antioksidues i fuqishëm.  Burime të tjera të beta-karoten përfshijnë perime dhe frutat me ngjyra të ndezura siç janë: pjepri, kajsia, karotat, misri dhe kungulli.

Domate 

Vitamina C te domatet është një antioksidues që neutralizon radikalet e lira, duke zvogëluar rrezikun e kancerit të pankreasit.

Spinaq

Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë B, të cilat janë të nevojshme për shëndetin optimal të pankreasit. Konsumimi i pjesës tjetër të perimeve jeshile siç janë:  sallata ajsberg, lakra e zezë, rrepa etj, janë të mira për pankreasin.

Produktet e sojës

Proteina është e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të pankreasit. Çfarë është e mirë për produktet e sojës është se janë një burim i proteinave  pa përmbajtje yndyrash të cilat shkaktojnë probleme.

Kosi

Konsumimi i kosit jo vetëm që ka një shije të mirë por është një mënyrë mjaftë efektive për të rritur sistemin imunitar dhe parandaluar zhvillimin e infeksioneve në pankreas. Përzgjedhja e kosit jo të ëmbël është faktor plus për një shëndet të mirë.

Burimi: Health Digezt / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë