Eficienca e energjisë, kostoja e prodhimit në Shqipëri 6 herë më e lartë se vendet e tjera

“Internacional Finance Coorporation” dhe shoqata “Together for live” zhvilluan sot seminarin me temë “Roli i Medias në informimin e publikut dhe për nxitjen e përdorimit të Efiçiencës së Energjisë; përfitimet ekonomike dhe mjedisore”. Synimi i këtij seminari ishte informimi i gazetarëve të medias vizive dhe të shkruar lidhur me eficiencën e energjisë. Eglantina Bardhi, drejtoreshë e Shoqatës “Together for life”, e cila bëri edhe hapjen e seminarit, foli lidhur me objektivat e organizatës në fushën e informimit dhe ndërgjegjësimit, në përdorimin e energjive të rinovueshme, për efiçencën e energjisë, si dhe për aktivitet e zhvilluara në terren.

Inxhinier Besim Islami duke folur me gazetarët

Inxhinier Besim Islami duke folur me gazetarët

Pjesëmarrëse në këtë konferencë ishte edhe znj. Bajame Sefa, përfaqësuese e IFC-së, e cila foli lidhur me rolin e IFC-së dhe partneritetin me institucionet shtetërore e bankat private për të nxitur përdorimin e eficencës së energjisë.

Si ekspert në fushën e energjisë ligjëroi ing. Besim Islami, i cili prezantoi projektet e reja për energjinë, të ndara në disa pika, si: promovimi i Burimeve të Rinovueshme në Shqipëri, direktivat e BE-së për rritjen e përdorimit të efiçiencës së energjisë dhe energjive të rinovueshme, sa janë plotëuar direktivat në vendin tonë dhe së fundmi si është ligji i përdorimit të efiçiencës në vendin tonë dhe sa i plotësojnë standardet ndërtesat në vendin tonë ndaj këtyre energjive.

Islami foli gjerësisht dha edhe ndryshimin midis të qenit efektiv dhe të qenit efiçient. Ai shpjegoi projekte interesante, zbatimi i të cilave do t’i kursente shtetit shqiptar miliona euro. I pyetur sesi qëndron Shqipëria në raport me vendet e tjera, ai shpjegoi se çdo produkt që prodhohet në Shqipëri e ka koston ekonomike 6 herë më të madhe në raport me vende, si: Italia , Gjermania apo Danimarka. Kjo për shkak të mospërdorimit të eficiencës së energjisë.

Si specialist në fushën e energjive të rinovueshme dhe njëkohësisht si përfaqësues i kompanisë “Vodafone Albania” ishte Armand Bushati, i cili bëri një shpjegim të punës që po bën kjo kompani për përdorimin efecient të energjisë në stacione dhe zyra. Ai foli për një mungesë ndërgjegjësimi nga ana e vetë qytetarëve, të cilët janë faktorët numër 1 që pengojnë mbarëvajtjen e nismave të tyre.

Ky aktivitet u mbyll me pyetje dhe diskutime nga gazetarët. / Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak